Këna arabe - Tradite shqiptare

Të shkosh në një ceremoni martesore (dasëm), në familjet shqiptare, përveç se shihet mikëpritja, bujaria, ritualet kombëtare dhe ato fetare, pa dyshim se mes tjerash do të hasësh në një ritual shumë të vjetër- "vënia e kënës".
Ky pluhur që shëndrrohet në një brum dhe të lë një shenjë në dorë, tek ne përdoret nëpër dasma dhe në disa fshatra përdoret edhe për zbukurime të duarve dhe ngjyrosjen e flokëve. Në dasmat e trevave tona si zakon mjaft i vjetër është lyerja e pëllëmbës së dorës me kënë. Kështu lyhet dora e nuses dhe dora e vajzave të cilat janë të pranishme në dasëm. Këna në dorën e një Femre tregon për pjekurinë e saj seksuale dhe mentale, tregon se ajo është e gatshme të bëhet nuse!
Mendohet se ajo në Evropë filloi të vijë me tregëti nga Afrika veriore dhe Azia jugore gjatë fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë XIX. Në të vërtetë.Këna filloi të përdoret prej në kohën e Bronzit, për ngjyorsje të flokëve, trupit dhe në mjekësi. Si bimë medikamentoze Këna është përdorë për shkak të efekteve të saja antihemoragjike(kundër gjakëderdhjes), antikanceroze për traktin gastrointestinal, kardio-inhibitore, hipotensionit(për ulje të tensionit) dhe sedative(efekti i qetësimit të organizmit). Ekstraktet e Kënës tregojnë aktivitete antibakterore, antikërpudhore dhe kundër rrezeve ultravjollce.Aroma e luleve të kënës shpeshherë është përdorur për përftimin e erërave (parfumeve) për gratë dhe burrat. Kjo arrihet duke i vendosur fletët e lules në nje lloj vaji. Populli I indisë Kënën e perdor në ceremonitë martesore, ato mortore, dhe në ceremoni të tjera fetare. E njëjta ndodh edhe me popullin arab, por në këtë të dytin Këna fillon të përdoret me të madhe pas shfaqjes në skenë të pejgamberit Muhamed.Ajo përmendet në disa thënie (hadithe) të pejgamberit të muslimanëve.
Ekzistojnë disa mendime se si dhe kur Këna filloi të përdoret në Ballkan, më saktë në popullatën shqiptare.Mendimet më të besueshme mund të jenë dy.Disa mendojnë se ajo filloi të përdoret në kohën kur feja islame filloi me të madhe të përhapet ndër shqiptarët. Disa të tjerë mendojnë se Këna erdhi këtu dhe filloi të përdoret në kohën kur Aleksandri I madh filloi të pushtonte Afrikën e Azinë.
KENA, HENNA, HINA ose siç e quajnë shkencëtarët Laësonia inermis ose L. alba, është një bimë me lule e cila rritet në pjesët tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Azisë jugore dhe pjesëve veriore të Australisë.Këna është një shkurre, ose dru i vogël, 2-6 m i gjatë.Bima ka ngjajshmëri me bimën e limonit, Lënda kryesore e bimës gjendet në gjethet e saja. Bima duhet të rritet në temperatura mbi 11 gradë celcius.