Vëzhgohet cilësia e mësimdhënies në UEJL


Sivjet si asnjëher më parë Univesriteti i Evropës Juglindore i kushton rëndësi përmirësimit të cilësinë së procesit të mësimdhënies. Ekspertë ndërkombëtarë do të vëzhgojnë gjithsecilin: asistentët, profesorët, dekanët, prodekanët, asnjëri nuk do të jetë i kursyer.
Për këtë qëllim në hapësirat e Universitetit në maj të vitit 2007 filloi me punë Zyra për Sigurimin e Cilësisë, e cila ka marrë përsipër të vëzhgojë procesin e mësimdhënies.
”E rëndësishme për Universitetin është se vazhdimisht planifikon të përmirësohet; e di çfar dëshiron të bëjë, nuk thonë se janë perfekt, por nuk thonë se nuk mund të përmirësohen dhe mbi të gjitha e dinë mënyrën si ta bëjnë këtë. Konsultohen me njerëz, me studentët, stafin, prorektorët, stakeholders, marrin opinionet e të gjithëve vetëm që të shkohet drejt përmirësimit, dhe kjo është cilësi,”- tha Znj. Heather Henshaw, këshilltare në Zyrën për Sigurimin e Cilësisë.
Në fillim u praktikua faza përgaditore, në të cilën u vlerësuan dhe u reformuan procedurat, kështu që çdonjëri pati mundësi të konsultohet dhe të përmirësohet. Pas përfundimit të sukseshëm të kësaj faze, me fillimin e vitit akademik 2007-2008 filloi faza e aplikimit të vëzhgimit, e cila përfshin vëzhgimin e stafit të pesë fakulteteve dhe Qendrën e Gjuhëve.
“Ne nuk kritikojmë asnjë, nuk i themi se nuk është i mirë dhe se do të humbi punën, pasi çdokush dëshiron të vazhdojë përpara duke u përmirësuar dhe duke mësuar, sepse ashtu si studentët çdokush në Universitet duhet të jetë nxënës i përjetshëm. Profesorët duhet të jenë nxënës të përjetshëm”, tha Znj. Heather. Ajo shtoi se zyra bashkëpunon me Qendrën për Përkrahje të Mësimdhënies ( Instructional Support Center) për të ofruar trajnime për stafin, përsëri me qëllim të përmirësimit të gjërave.
Raporti i përgjithshëm i këtij vëzhgimi do të publikohet në faqen e internetit të Universitetit. Ai do të përmbajë të dhëna dhe vlerësime për cilësinë e Universitetit, kurse raportet individuale të mësimdhënësve nuk do të publikohen, por raporti për ata do të dërgohet te përgjegjësi i stafit përkatës, Fakulteti dhe në Zyren për Sigurimin e Cilësisë .


(Flutra Ahmedi dhe Edlira Palloshi - studente të vitit IV, Fakulteti i Komunikimit