Universitet veror - edhe sivjet


Universiteti Veror Ndërkombëtarë Maqedonia (ISUM) është universiteti më i madh në Europë dhe pranon çdo vit 700 studentë, profesorë dhe personelë nga mbarë Europa. Kurset ligjërohen nga profesorë ndërkombëtarë të universiteteve europiane me renome dhe profesorë të dalluar nga Maqedonia.Përveç kurseve janë të organizuara edhe debate, aktivitete rekreative dhe ndeshje sportive.
Në vitin 2006, universiteti veror u mbajt në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë dhe u organizua nga katër universitete të Maqedonisë në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ATA. Në përgjithësi aplikuan 3361 studentë nga 60 shtete te ndryshme por u pranuan 556, prej të cilëve 435 e mbaruan kursin dhe fituan (ISUM) çertifikatë dhe kredite. Organizata ATA shpërdau 390 bursa për studentë nga Europa Juglindore dhe Maqedonia me strehim dhe ushqim falas në kampusin e UEJl-së.
Në bashkëpunim me fakultetet e Juridikut, Administratës Publike, Ekonomikut, Administratës së Biznesit, Pedagogjikut në kuadër të universiteteve të Shkupit, Tetovës dhe Manastirit, ATA organizon edicionin e tretë të Universitetit Veror Internacional të Maqedonisë(ISUM). Ky organizim do të mbahet prej 9-22 korrik në Manastir, dhe do të përbëhet nga 20 kurse dyjavore që i kushtohen arritjeve më të fundit sociale dhe teknologjike dhe praktikave të shquara botërore të fushës ekonomike, biznesit, drejtësisë, administrimit publik dhe pedagogjisë. Gjithashtu edhe këtë vit do të organizohen debate publike dhe programe shoqërore. Debatet publike do te jenë të organizuara mbi temat aktuale lidhur me arsimin e lartë, Procesin e Bolonjës si dhe Marrëveshjen e Ohrit. Zgjedhja e studentëve nga Maqedonia do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe zotërimin e gjuhës angleze, kurse studentët nga jashtë do të zgjedhen duke u bazuar në vitin e studimit dhe zotërimit të gjuhës angleze.
ISUM jep mundësi studentëve që të participojnë në mësim interaktiv, në punë praktike me të cilat studentët do t’I ushtrojnë aftësitë pratike dhe do tu ndihmojë për vënien e ECTS në praktikë. Studentët të cilët së paku do të marin pjesë në pesë punë praktike dhe do të kontribojnë aktivisht në sesione do të fitojnë “çertifikate të Universitetit Veror” në pajtueshmëri me 3 ECTS kredi(Sistem Europian I Transferit të Kredive). Strehimi, udhëtimi dhe ushqimi do të jenë të mbuluara me ndihmat financiare që do tu ipen studentëve nga Maqedonia dhe 100 studentëve nga Europa juglindore. Pagesa për pjesëmarrje është 10 euro.